AKTUALE

Miratohet Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Media në RMV

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e saj të 9-të. Ndër të tjera, është miratuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, me qëllim të mbështetjes së gazetave nacionale dhe promovimit të kapaciteteve demokratike të shtetit përmes medias.

Gjithashtu, Qeveria ka shpallur të asgjësuar vendimet e cilat janë miratuar në mënyrë të njëanshme, përfshirë edhe shkarkimin e drejtorit të IP Qendrës për Punë Sociale – Koçan, dhe ka emëruar një drejtor të ri për këtë institucion, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe procedurat administrative.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe themelimi i Komitetit drejtues për zbatimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir, në përputhje me obligimet e anëtarësimit në NATO.

Për mëtejshëm, Qeveria ka vazhduar procedurën për blerjen e sistemeve të lëvizshme për luftime kundër blindave, me qëllim modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur ndërveprueshmëri të plotë me ushtritë e vendeve partnere në NATO. Këto masa synojnë të sigurojnë sigurinë kombëtare dhe të përmirësojnë aftësinë e vendit për të kontribuar në misionet e NATO-së.

Banner

Related posts

Këshilltarët e Bdi-së në Komunën e Tetovës: Të bëhemi të gjith kontribues të rrëzimit të kësaj hordhie të paskrupullt që mban peng Komunën e Tetovës

Gjyla Halili

PREMTIMET PARAZGJEDHORE PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – SA PREJ TYRE JANË TË REALIZUESHME!?

Gjyla Halili

Blerim Sejdiu shkel hapur heshtjen zgjedhore, mban tubim me diasporën

Gjyla Halili