AKTUALEKOSOVË

Besnik Berisha është kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Kosovës

Banner

Oda e Avokatëve të Kosovës është bërë më kryetar të ri. Avokati Besnik Berisha është drejtuesi i kësaj organizate.

Në Kuvendin Zgjedhor të OAK-së janë zgjedhur kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e rinj në organet tjera.

Me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së u zgjodh avokati, Besnik Berisha, i cili la pas vetes kundër-kandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Yll Zekaj 18 vota dhe Nasuf Hasani me 7 vota.

Pas zgjedhjes në krye të Odës, avokati Berisha ka thënë se do të fokusohet në tri shtylla, në dinjitet, zhvillim dhe disiplinë.

Sipas tij, çdo cent që do të shpenzohet do të bëhet në mënyrë transparente.

Në votim kanë marrë pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.

Banner

Related posts

Musa Xhaferi nga Dibra: 8 Maji është referendum, populli përcakton kush do ti përfaqësoj

Gjyla Halili

HAFIZEJA AMRA ABDURAIMI në mënyrë solemne e pranoi titullin Hafize e Kuranit Fisnik

Gjyla Halili

LSDM akuzon Toshkovskin se i dha tender 4 milionë eurosh një kompanie me 2 të punësuar

Gjyla Halili