AKTUALE

Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat

Banner

Në një ndër momentet më të tensionuara të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, prezantuesja dhe banorja e shtëpisë Sara Gjordeni u përjashtua nga spektakli me vendim nga Vëllai i Madh. Vendimi erdhi në spektaklin e mbrëmjes së së martës dhe pasqyronte rregullat e brendshme të programit që ndalojnë çdo lloj forme të dhunës fizike.

Përjashtimi i Sarës ndodhi si rezultat i një incidenti që ndodhi gjatë javës në të cilin ajo u përfshi në një konfrontim fizik me banoren Françeska Murati. Ky akt i papritur dhe i rregullave të shtëpisë shkaktoi reagime të shumta dhe çoi në përjashtimin e saj nga shtëpia.

Situata u bë edhe më e ngarkuar kur, gjatë kohës në dhomën e rrëfimit, Sara nisi të lëshojë akuza drejt produksionit. Ajo u shpreh se kishte kërkuar t’i jepej mundësia për të lënë shtëpinë vullnetarisht të hënën – një kërkesë të cilën, sipas saj, produksioni nuk e kishte respektuar.

Kam kërkuar që të dalë vet (pa vendimin e vëllait të madh) të hënën por nuk ma keni respektuar. Personalisht e gjej fyese këtë gjë sepse thatë që do më kthenit përgjigje dhe nuk më kthyet”, u shpreh ajo.

Në atë moment të transmetimit live, ndërhyri moderatori i programit Ledion Liço, i cili i kujtoi Sarës se kërkesat për të lënë vullnetarisht shtëpinë bëhen dhe adresohen vetëm gjatë spektakleve ‘prime’.

Përjashtimi i Sarës nga Big Brother VIP Albania është një ngjarje që ka ngritur pyetje dhe debate rreth rregullave të sjelljes brenda shtëpisë dhe mbi rolin e produksionit në menaxhimin e konflikteve.

Banner

Related posts

Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e thellë që pësoi VLEN-i dhe Arben Taravari

Gjyla Halili

BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj

Gjyla Halili

VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI!

Gjyla Halili