AKTUALE

Taravari: Kurti më ka inkurajuar që të kandidoj për president

Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale.

Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin.

“Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë bindje e kam pasur për një kohë. Anketat të cilat i shihja dhe inkurajimi që e merrja, ma ndryshuan mendimin. Në anketa dalin numra shumë të mirë dhe shumë shpresëdhënës se mund të shkohet në raund të dytë”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës.

Banner

Related posts

Skandaloze: Ilija Dimovski: “Do të festojmë kur Maqedonia të jetë vërtet Maqedoni”

Gjyla Halili

Këshilli Koordinues i Diasporës thotë se zgjedhja e Talat Xhaferit është shumë e rëndësishme për shqiptarët

Gjyla Halili

OSMANI: E vetmja mënyrë për t’i ndal njerëzit të mos ikin është duke u anëtarësuar në BE. Ja pse

Gjyla Halili