AKTUALE

Taravari: Pres vota edhe nga qyetarët maqedonas!

Kandidati shqiptar për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, është i bindur se në zgjedhje do të merr vota edhe nga qytetarët maqedonase. Në një intervistë për gazetën LAJM, Tavari tha se e gëzon fakti që gjatë procesit për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturën e tij, interes për t’i dhënë mbështetje kanë shfaqur shumë qytetarë maqedonas, boshnjakë, romë e vlleh.

“Jo vetëm prej elektoratit maqedonas. Unë gëzohem që për nënshkrimet që i mblodhëm para 5-6 ditëve, më paraqiteshin edhe plot boshnjakë, maqedonasë, romë, turq, vlleh të cilët insistonin me çdo kusht edhe pse ju thoja se janë mbledhë afër 10.000 nënshkrime. Disa kanë shkuar edhe me noter vetë e kanë paguar, vetëm që të japin përkrahje. Natyrisht tendenca dhe targeti ynë do të jetë vota shqiptare, por patjetër që do të mundohemi t’i animojmë dhe të marrim përkrahje edhe prej etnive tjera. Padyshim unë pres një kuantum të votave edhe prej etnive tjera. Kështu që këtu është logjika e vetme edhe për të shkuar në raund të dytë, përndryshe shqiptarët janë këtu afër 30% por maqedonas janë 54%, kështu që afër 15% janë etnitë tjera. Unë mendoj që aty mund të bëhet fushatë pozitive dhe mund të fitohet njëfarë përkrahje dhe kjo të jep hapësirë për të menduar për të shkuar në raundin e dytë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Related posts

Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të Abdilaqim Ademit në UT u promovua (post mortum) libri “Grafeni”

admin

Gazetari Saliu pyetje Fevziut, Buzhalës, Haxhiut dhe Kelmendit: Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë…

Gjyla Halili

Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së më ka përcjellë me dronë mua dhe VMRO-DPMNE-në

Gjyla Halili