Problemi i 100 mijë qytetarëve të cilët rrezikojnë të mos kenë të drejtë vote shkaku i mungesës së letërnjoftimeve dhe posedimit të pasaportave me emrin e vjetër kushtetuese, do të tejkalohet me një dispozitë që do të shtohet në Kodin Zgjedhor. Ish kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se partia e tij do ta mbështesë një propozim të tillë i cili sipas tij, prej gati një viti po përgatitet në grupin e punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
“Me gjasë ministri i Brendshëm nuk ka informacion, por ka grup punë i cili për më tepër se një vit është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje, përkatësisht futjen e një dispozite në Kodin Zgjedhor i cili do ta rregullon këtë çështje dhe do t’i lejon çdo qytetari ta ushtron të drejtën e tij të votës”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.
Ditë më parë, ministri i Brendshëm teknik, Pançe Toshkovski kërkoi që në Kodin Zgjedhor të përfshihet një dispozitë e cila do t’i mundëson qytetarëve të votojnë me dokument identifikimi, pa potencuar vlefshmërinë e tij. E drejta mund t’i kontestohet edhe qytetarëve të cilët nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre mbushin 18 vjet dhe gëzojnë të drejtën e votës. Për shkak të problemit me mbipopullimin e sporteleve për dokumente të reja, Avokati i Popullit kërkoi që institucionet të punojnë në identifikimin e kësaj kategorie të qytetarëve dhe t’u jepet përparësi në posedimin me dokumente personale. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski deklaroi se duhet gjetur një dispozitë e cila do të mundëson parimin “një qytetar një votë”.