AKTUALE

Pensionistët ankohen për të ardhurat e ulëta mujore: Nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet

Pensionistët në Tetovë ankohen për të ardhurat e ulëta mujore. Thonë se me pensionet që marrin është e pamundur të mbulohen të gjitha shpenzimet.

“Çdo ditë që futesh në market gjërat janë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk dëgjuam një herë të ulen çmimet. Nën 30.000 s’mundesh kot, nuk ia del muajit, unë marr 20.000 po smund t`ia dal, 13.000 rryma më ka ardhur çka të bëj”, tha një pensionist.

“Të ju them të drejtën nën 25.000 problem shumë është, vetëm rritja lineare do ishte zgjidhje, gjithë duam të jetojmë të hamë kjo është puna”, u shpreh një tjetër pensionist.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, të cilëve u premtoi zgjidhje.

“Këto ankesa që i dëgjuam këto dy muaj fillimisht do ti analizojmë dhe pas tetë majit menjëherë do futën në punë për realizimin e këtyre kërkesave”, deklaroi Gjoko Vellkovski, ministër i PPS.

Por kryetari i Shoqatës thotë se premtime të tilla ka pasur vazhdimisht.

“Pa ndryshimin e ligjit për pensionet nuk mund të vjen assesi deri tek plotësimi i kërkesave tona siç është rritja lineare e pensioneve sepse Ligji parasheh vetëm rritje në përqindje. Kur ka zgjedhje vijnë funksionarët ka pasur edhe para dhe premtojnë por premtimet ngelin premtime”, deklaroi Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Pensionistët në Tetovë njihen për të ardhura të ulëta në krahasim me pensionistët e tjerë të shtetit, pasi shumica e tyre kanë punuar në fabrika të tekstilit dhe me të ardhura jo të mira.

Related posts

“Kirili dhe Metodi”, Grubi: Çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare

Gjyla Halili

Sa të pasura janë partitë politike, dalin të dhënat zyrtare

Gjyla Halili

Filipçe: Interpelanca për Gashin duhet të pranohet

Gjyla Halili