AKTUALE

Xhaferi: Taravari në këmbim të votave i manipulon qytetarët me punësime të përkohshme joligjore

Kryetari i degës së BDI-së nga Gostivar, Valdet Xhaferi ka denoncuar se kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njëherë kandidat për president nga opozita, është duke bërë shkelje ligjore dhe është duke punësuar njerëz edhe pse është active, ndalesa teë punësimeve në periudhën zgjedhore, raporton indeks.mk

“Duke shkelur ligjin, Taravari manipulon militantët partiak me punësime të përkohshme joligjore në këmbim të votave. Ne nuk jemi kundër punësimeve të rregullta, por kundërshtojmë formën joligjore që ka zgjedhur Arben Taravari për manipulim të qytetarëve dhe votës së tyre”, ka shkruar Xhaferi.

Ai ka thënë se për këtë të vetëdijshëm janë edhe qytetarët dhe se e dijnë edhe ata se ontratat e tyre do të zgjasin aq sa do të zgjat procesi zgjedhor dhe pastaj do të ballafaqohen me manipulimin që ua bënë kryetari i komunës.

“Ky veprim i Taravarit kualifikohet si vepër korruptive parazgjedhore. Punësimi në këmbim të votës paraqet cënim të procesit zgjedhor. Ftojmë institucionet e shtetit, OSBE-OHDIR dhe faktorët e tjerë ndërkombëtar që të intervenojnë në ndërprerjen e abuzimeve ligjore nga ana e Pushtetit Lokal në Gostivar”, tha mes tjerash Xhaferi./indeks.mk/

Related posts

LSDM: Qeveria u tregua e paaftë për të parandaluar rritjen e çmimeve

Gjyla Halili

Mexhiti: Sot fillon lufta kundër korrupsionit

Gjyla Halili

Ganiu: Kryeministri Xhaferi dhuron skena që janë për të vajtu dhe jo për t’u krenu

Gjyla Halili