Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, kundërshton pohimet e BDI-së se kur e sulmojnë këtë parti ata i sulmojnë shqiptarët. Duke folur për akuzat si parti anti-shqiptare, Miteva ka thënë se këtë akuzë BDI e shfrytëzon për pikë politike dhe në realitet nuk mban ujë, raporton Alfax.
“Vetëm nëse e kthejmë tezën. Nëse VMRO-DPMNE del me qëndrimin se për shkak të sulmit të BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së, e cila praktikisht është partia më e madhe politike në bllokun maqedonas, atëherë BDI janë kundër maqedonasve. Mendoj se vetëm nëse tentojmë të bëjmë një paralele mes tezave, do të shohim se është një tezë që ata besojnë se do t’u sjellë diçka të mirë me elektoratin shqiptar”, tha Miteva.
Ajo shtoi gjithashtu se armiku më i madh i shqiptarëve është pikërisht BDI-ja, e cila fshihet pas vendosmërisë etnike në veprimet e saj ndërsa qytetarët zhyten në varfëri.
“Unë, përkundrazi, mendoj se VMRO-DPMNE ka treguar shumë qartë se mendimi ynë është se armiku më i madh i shqiptarëve është pikërisht BDI-ja, sepse ata fshihen pas atij përcaktimi etnik në kuadër të veprimeve të tyre, ndërkohë që edhe maqedonasit edhe shqiptarët i kanë hallet e njëjta, që nuk ka jetë të mirë. Nëse i shikojmë statistikat kemi 600 mijë qytetarë që jetojnë me 150 denarë në ditë dhe në mesin e tyre jam e sigurt se ka edhe shqiptarë edhe turq edhe vllehë e boshnjakë e gjithë të tjerët. Nuk do të doja të hyja në një retorikë të tillë sepse VMRO-DPMNE as mendon dhe as nuk vepron në atë parim”, ka thënë Miteva.Alfax.