AKTUALE

Osmani: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani është takuar sot me KV “6 Nëntori”, në Çair. Ministri aktual i Jashtëm, në tubim tha se e kishte me rëndësi të nis fushatën prej Këshillit të tij vendor, sepse është vitale përkrahja prej bazës, nga njerëzit që të njohin prej në fëmijëri.

“Jam misionar i Ali Ahmetit. Ali Ahmeti para 20 viteve e ka dizajnuar vizionin për shqiptarët e RMV. E ka dizajnuar në atë mënyrë që në fund i ka parë tre qëllime: shtet i njerëzve të barabartë, shtet në NATO dhe shtet në BE. Këtë mision e ka realizuar mandat pas mandati. Mua më ka ra përgjegjësia dhe privilegji të kem njërin prej misioneve më të rëndësishme të tij, misionin e presidentit të parë shqiptar. Sot në hyjmë në zgjedhje me kryeministrin e parë shqiptar. Vetëm para 10 viteve të ju thonim njerëzve se do kemi KM shqiptar nuk do ta besonin. Na ka mbetur edhe maja e piramidës, na ka mbetur presidenti i shtetit. Prandaj jam i privilegjuar, sepse njërin prej misioneve më të rëndësishme ma ka dhënë mbi supe të mia, mbi supe të KV timin, sepse unë këtë detyrë e shohë të përbashkët. Mos të ishte mbështetja Juaj unë s’do e kisha këtë mision. Ju falënderoj nga zemra. Nuk do ju zhgënjej!”, ka thënë para të pranishmëve kryediplomati Bujar Osmani.

Related posts

Mbi 10 mijë amendamente kundër Ligjit të ri për “branitellat”

Gjyla Halili

Foshnja “mrekulli”, shpëtohet pas 68 orësh nën rrënoja Hellen 6-muajshe

admin

Bexheti: Mexhiti e Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre, asnjë shqiptar nga qeveria në samitin e NATO-s në Uashington

Gjyla Halili