AKTUALE

NATO-  Ditë industriale në Maqedoninë e Veriut

Banner

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjkanka Petrovska sot do ta hapë NATO-Ditën industriale në Maqedoninë e Veriut, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të dy agjencive të Aleancës – Agjencia e NATO-s për mbështetje dhe furnizim (NSPA) dhe Agjencia e NATO-s për komunikime dhe informacione (NCIA). Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike, numër i madh i kompanive vendore dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

“Krahas ministres petrovska, në hapje të Ditës industriale do të drejtohen edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, menaxhja e përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizim, Stejsi Kamings dhe shefja për furnizime në Agjencinë e NATO-s për komunikime dhe informacione.

Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është hapur mundësia për pjesëmarrje të kompanive vendore në tregun e NATO-s në vlerë prej rreth 5 miliardë euro në vit. Me qëllim mbështetjen e kompanive në procesin e marrjes së certifikatave të nevojshme për pjesëmarrje në tenderë në tregun e NATO-s, Ministria krijoi Qendër për mbështetje të kompanive.

Banner

Related posts

Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë, suksesi do jetë kapërcim historik për ekonominë e Shqipërisë

admin

Moti i keq, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në Bulqizë

Gjyla Halili

Princ Leka: Sot shënojmë histori, në Maqedoninë e Veriut kemi Kryeministër shqiptar

Gjyla Halili