AKTUALE

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri mbështet rritjen e rrogave për të gjithë mësimdhënësit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë që synon të rrisë rrogat e mësuesve dhe profesorëve në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ai ka theksuar se Marëveshja Kolektive e punës duhet të nënshkruhet jo vetëm me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, por edhe me universitetet tjera publike, të cilat kanë autonomi për të negociuar me Kuvendin si themelues i tyre.

Statusi i plotë:

Si çdo herë, u jap përkrahje të plotë ideve të cilat kanë të bëjnë me rritjen e rrogave qoftë në arsimin fillor, të mesëm apo të lartë.
Edhe atëherë kur kanë vijuar negociatat ndërmjet Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe Kuvendit por edhe sot jam i mendimit që Marëveshja Kolektive duhet të nënshkruhet edhe me universitetet tjera publike.
Deri sot, asnjë Universitet publik nuk i është drejtuar Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të debatuar në këtë temë sepse autonomia e tyre u mundëson që negociatat të mund t’i realizojnë me Kuvendin, si themeluese e tyre. /Indeks.mk

Related posts

Gjykata e Apelit vendosi: Qani Nesimi fiton ndaj Shaqir Fetahut

Gjyla Halili

Kurti reagon ndaj deklaratave të Escobarit për mundësinë e konfliktit rajonal

admin

Spasov: S’ka pse habitemi, Siljanovska pat premtuar se s’do ta përmend emrin kushtetues, ç’do të bëjnë tash partitë shqiptare!?

Gjyla Halili