AKTUALE

Baerbock: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në union përballë përpjekjeve ruse dhe kineze për të ushtruar ndikim në rajon.

“Sa më shpejt të bëhemi më të fortë si Bashkim Evropian në këto kohë gjeopolitike, aq më mirë do të jetë”, tha sot Barbock në një takim me homologun e saj malazez, Filip Ivanoviç në Podgoricë.

“Zgjerimi nuk është qëllim në vetvete, por shërben për të forcuar Evropën tonë të përbashkët”, tha ajo.

“Lufta ruse kundër Ukrainës e bën zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha Barbock.

Ashtu si në Ukrainë, projekti evropian është gjithashtu një garantues i lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit këtu në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Ivanoviç e quajti vizitën e Baerbock, në një kohë reformash të mëdha në vendin e tij, një konfirmim se Bashkimi Evropian është i interesuar për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka një alternativë tjeter ndaj integrimit nëse duam një rajon të qëndrueshëm. Kjo është rruga drejt stabilitetit dhe zgjidhjes më të thjeshtë të mosmarrëveshjeve”, shtoi ai.

Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, formojnë Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve ballkanike të ndërmarrin reformat e nevojshme për integrimin e tyre në bllokun politik dhe ekonomik prej 27 anëtarësh.

Related posts

VLEN: BDI-ja e dogji idenë e presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili

Nikollë Camaj uron 28 Nëntorin: Jam i kënaqur me përparimin e përshpejtuar të Shqipërisë

Gjyla Halili

10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara

Gjyla Halili