AKTUALE

Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm po heton pse qytetarët nuk mund të marrin pasaportat e gatshme

Në një prononcim për televizionin Sitel, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev është pyetur se pse qytetarët nuk mund t’i marrin dokumentet e udhëtimit të kompletuara, për të cilën tha se situata është duke u hetuar nga kontrolli i brendshëm i MPB-së.

“Ka një numër të mjaftueshëm punonjësish, do të hetohet e gjithë situata, do të gjendet problemi dhe do të ketë zgjidhje edhe për këtë. Kjo po ndodh në 30 ditët e fundit, më parë e dini se qytetarët i kanë marrë dokumentet personale për 15 ditë. Dua të kuptojmë se unë si zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme i përgjigjem Avokatit të Popullit dhe qytetarëve se pse nuk mund t’i marrin disa dokumente udhëtimi qytetarët dhe ata tashmë janë gati. Është një hetim nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale”, tha Bojmacaliev.

Banner

Related posts

Dorëzim i Raportit Vjetor të Punës së AZGJ-së

admin

Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero

Gjyla Halili

Lladrovci në Gradicë e Likoshan, me qytetarë krenarë me kontribut për çlirim dhe shtetndërtim

Gjyla Halili