AKTUALE

Bujar Osmani e nis nga Këshilli i tij vendor: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani është takuar sot me KV “6 Nëntori”, në Çair. Ministri aktual i Jashtëm, në tubim tha se e kishte me rëndësi të nis fushatën prej Këshillit të tij vendor, sepse është vitale përkrahja prej bazës, nga njerëzit që të njohin prej në fëmijëri.

“Jam misionar i Ali Ahmetit. Ali Ahmeti para 20 viteve e ka dizajnuar vizionin për shqiptarët e RMV. E ka dizajnuar në atë mënyrë që në fund i ka parë tre qëllime: shtet i njerëzve të barabartë, shtet në NATO dhe shtet në BE. Këtë mision e ka realizuar mandat pas mandati. Mua më ka ra përgjegjësia dhe privilegji të kem njërin prej misioneve më të rëndësishme të tij, misionin e presidentit të parë shqiptar. Sot në hyjmë në zgjedhje me kryeministrin e parë shqiptar. Vetëm para 10 viteve të ju thonim njerëzve se do kemi KM shqiptar nuk do ta besonin. Na ka mbetur edhe maja e piramidës, na ka mbetur presidenti i shtetit. Prandaj jam i privilegjuar, sepse njërin prej misioneve më të rëndësishme ma ka dhënë mbi supe të mia, mbi supe të KV timin, sepse unë këtë detyrë e shohë të përbashkët. Mos të ishte mbështetja Juaj unë s’do e kisha këtë mision. Ju falënderoj nga zemra. Nuk do ju zhgënjej!”, ka thënë para të pranishmëve kryediplomati Bujar Osmani.

Related posts

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

Gjyla Halili

ALI AHMETI URIME FITORJA

Gjyla Halili

Çmime të reja të derivateve të naftës

Gjyla Halili