AKTUALE

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

Projektet kapitale/infrastrukturore të premtuara por të parealizuara apo të zvarritura në dy dekadat e qeverisjes nëpër rajonet shqiptare:

Ridvan Ismaili

1.TEATRI SHQIPTAR SHKUP (rikonstruim)- Rikonstruimi i teatrit shqiptar filloi në vitin 2014, ndërsa mbaroi në vitin 2021 (7 vite pritje);

2.NDËRTIMI I OBJEKTIT TË TEATRIT DHE TË BIBLIOTEKËS SË TETOVËS-premtohet 13 vite, ka filluar të ndërtohet para 10 viteve (në vitin 2014 u vu gurthemeli) dhe sipas ministrisë së Kulturës pritet të lëshohet në përdorim gjatë vitit 2027;

3.RRUGA KËRÇOVË-OHËR- ka filluar nga viti 2014 (57km) shifra e kostos ka arrit në 500 milion euro, akoma as gjymsa e projektit nuk është realizuar;

4.RRUGA SHKUP-BLLACË-Me 16 janar të vitit 2020 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e 2 km të para të rrugës Shkup – Bllacë, për 2 km rrugë harxhohen 30 milion euro dhe kalojnë 4 vite dhe ende rruga nuk është përfunduar;

5.ZONA INDUSTRIALE- TETOVË- Pas premtimeve pompoze për punësimet e shumta që do të bëhen në zonën industriale në Tetovë, që prej vitit 2007, pothuajse nuk ka asgjë konkrete. Hudhja e gurthemelit të para 2 viteve për prodhimin e automjeteve elektrike mbeti në letër;

6.ZONA EKONOMIKE LIKOVË- zonën ekonomike në Komunën e Likovës e premtuar në vitin 2016, dhe premtimin e mori era;

7.MINIERA E LLOJANIT- lënien në harresë të premtimit të vitit 2014 për rivënien në funksion të kësaj miniere. Ajo megjithatë po vazhdon ta helmon popullatën e fshatrave Vaksincë dhe Llojan;

si dhe:

8.LAPIDARI I DËSHMORËVE SLLUPÇAN- gurthemeli u vu në vitin 2003, dhe pas 20 viteve premtime të çdo cikli zgjedhor, më në fund mori formë gjatë vitit 2022.

9.KUFIRI LLOJAN-MIRATOC-Premtime për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan Miratoc janë dhënë që nga viti 2011. Për shkak të mos’hapjes së pikes kufitare Llojan-Miratocë, banorët e kësaj zone do të duhet të udhëtojnë 40 kilometra rrugë, ndërsa distanca ndërmjet Llojanit (Maqedoni) dhe Miratocit (Preshevë) është vetëm tre kilometra rrugë. Pra, në vend së banorët të bëjnë 3 kilometra, janë të detyruar të bëjnë nga 40 kilometra rrugë;

10.KODRA E DIELLIT Në dekadën e kaluar pati më shumë premtime për ringjalljen e Kodrës së Diellit, mirëpo deri tani të gjitha mbetën vetëm në letër. Në vitin 2012, pushtetarët paralajmëruan investime në Kodrën e Diellit në vlerë prej 30 milionë euro. Së fundmi është premtuar investime në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” në vlerë prej 186 milion euro. Problemi me teleferikut nuk është në funksion më shumë se 20 vite. Si gjithë premtimet edhe këtë po e merr era.

Related posts

Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri, RMV nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

admin

Sulejman Baki bashkë me Iljas dhe Kolashinac mbrëmë për Iftar me qytetarët në Veles

Gjyla Halili

17 milionë euro do t’u kushtojnë qytetarëve zgjedhjet e majit

Gjyla Halili