AKTUALE

Në Kuçovë sot hapet baza ajrore e NATO-s, Rama publikon pamjet e “Bayraktarëve”

Banner

Këtë të hënë, 4 mars, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Për bazën taktike të NATO-s u deshën 2 vjet punime dhe 50 milionë euro.

Në ceremoninë që ministria e Mbrojtjes do të organizojë janë të ftuar dhe do marrin fjalën dy përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings, Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Ndërkohë, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin fjalën, veç Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama e ministrit të Mbrojtjes dhe 2 ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë. Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojne dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi deklaroi se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Banner

Related posts

Për shkak të erës së fortë, teleferiku në Vodno sot nuk do të funksionojë

Gjyla Halili

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton mbërrin në vendin tonë

admin

Ali Ahmeti takon Ambasadoren e Norvegjisë: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i domosdoshëm

Gjyla Halili