AKTUALE

Mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje përmbytëse dhe stuhi lokale

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu, vende-vende të dendura, nga 20 deri në 40 litra për metër katror, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, në mbrëmje dhe gjatë natës me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës me erë herë pas here më e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Sipas DPHM-së, nesër reshjet në male do të jenë me borë dhe do të formohet shtresë e re bore, ndërsa gjatë ditës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të larta. Temperatura e ditës të martën do të jetë në rënie. Ditën e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në vend do të jenë më të mëdha me karakter të rrëmbyeshëm.

Related posts

Veliaj distancohet nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë: S’mund të di çdo gjë

Gjyla Halili

Përvjetori i luftës në Ukrainë, manifestim në kryeqytet: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Gjyla Halili