Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në përkujtimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Jasharajve legjendar të 5, 6 e 7 Marsit, në Graz të Austrisë, bashkë me drejtues të lartë të PDK-së, me ç’rast ka shkruar se Epopeja e UÇK-së e ka prodhuar Republikën e Kosovës.
Prandaj, shënimi i kësaj date historike jashtë vendlindjes, Epopesë së UÇK-së, të 5, 6 e 7 Marsit, bëhet edhe më madhështore, kur kjo histori e lavdishme, kujtohet me nderim nga shqiptarët kudo jetojnë, ka shkruar ai.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para 26 vitesh, është ngjarja më madhore e popullit të Kosovës e cila prodhoi shtetin, Republikën e Kosovës.
Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe familja Jashari, dëshmoi si asnjëherë më parë, sa i fortë e i madh ishte vullneti ynë për liri.
Prandaj, shënimi i kësaj date historike jashtë vendlindjes, Epopesë së UÇK-së, të 5, 6 e 7 Marsit, bëhet edhe më madhështore, kur kjo histori e lavdishme, kujtohet me nderim nga shqiptarët kudo jetojnë.
Përkujtimi i Epopesë së UÇK-së në Graz, ishte për çdo lëvdatë. Isha i nderuar të jem i pranishëm, krenar me mërgatën tonë!
https://www.facebook.com/share/p/pUWN6NCY1A8zkAMd/?mibextid=WC7FNe