AKTUALEBOTA

KRYETARI I VATRËS SHTROI DARKË NDERIMI PËR ISH-PRESIDENTEN E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA



Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha shtroi një darkë në nder dhe respekt të Presidentes së katërt të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Gjatë bisedës së ngrohtë e vëllazërore, Z.Berisha në emër të Vatrës, vatranëve e shqiptaro-amerikanëve shprehu vlerësimet më të larta për punën e presidentes Jahjaga, për rolin e saj si presidente e Kosovës dhe veprimtaritë e jashtëzakonshme shtetformuese, sociale, edukative, kulturore e shoqërore ku ajo është angazhuar pas mandatit të saj si presidente. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha e vlerësoi Presidenten Jahjaga për angazhimet e saj në përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, promovimin e vlerave më të larta të kombit tonë dhe  rritjes së bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja Jahjaga vlerësoi rolin e kontributin e Vatrës në çështjen kombëtare dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës. Gjatë darkës u bisedua imtësisht situata e sigurisë në Veriun e Kosovës, rrugëtimi dhe sfidat e Kosovës në rrugën e integrimit europian, bisedimet me Serbinë dhe roli kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Banner

Related posts

Sulejman Baki bashkë me Iljas dhe Kolashinac mbrëmë për Iftar me qytetarët në Veles

Gjyla Halili

ASH Tetovë dhe Arben Taravari mbështesin fuqishëm Bajram Rexhepin për Tetovën

Gjyla Halili

Artistja e njohur Zake Prelvukaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili