AKTUALEBOTA

THEMELOHET DEGA MË E RE E VATRËS “VATRA NORTH JERSEY”


New York, 2 Mars 2024 – Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” i shtohet dega më e re: “Vatra North Jersey” e themeluar nga patrioti mallakastriot Eduard Aranitasi. Zyrtarizimi i degës u bë në Selinë Qendrore të Vatrës pasi u nënshkrua marrëveshja e funksionimit mes kryetarit z.Aranitasi dhe z.Berisha. Dega e re e Vatrës përbën një përpjekje patriotike për shqiptarizmën dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës. Dega “Vatra North Jersey” do të drejtohet nga: Eduard Aranitasi – kryetar, Ilir Lita – nënkryetar, Orest Çipa – sekretar dhe Musa Hoxha- arkëtar. Z.Berisha i përgëzoi patriotët nga Mallakastra, Himara, Dibra, Kosova, Tirana, Ulqini etj në rrugëtimin e tyre vatran e kombëtar për të mirën e çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Prejardhja juaj, formimi juaj profesional, historia e lavdishme e trevave tuaja që i kanë dhënë burra të mëdhenj shtetit e kombit shqiptar, është garanci për secilin nga ju për të shkëlqyer në angazhimin tuaj në shërbim të Vatrës e kombit shqiptar” tha z.Berisha. Kryetari i degës “Vatra North Jersey” z.Eduard Aranitasi tha se në ditën e Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit ju japim besën për të bërë gjithçka për Vatrën e kombin shqiptar.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari përcjell haxhilerët e Myftinisë sē Kërçovës

Gjyla Halili

Sela: Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in, nuk mendoj se duhet t’i hyjmë kësaj aventure

Gjyla Halili

Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

Gjyla Halili