AKTUALE

AlternAtivA: Populli u rreshtua me koalicionin VLEN dhe kandidaturën e z. Taravarit për President shqiptar

Fronti opozitar shqiptar, i bashkuar në koalicionin VLEN, promovoi sot zyrtarisht kandidatin për president në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, z. Arben Taravarin.

Pas mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve në kohë rekord, populli foli sërish sonte: zëshëm, qartë, masivisht, me aklamacion u rreshtua krah për krah me koalicionin VLEN, të vendosur për ta sjellë Ndryshimin e shumëpritur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Alternativës, z. Afrim Gashi, duke i uruar Arben Taravarit fitore në garën për President të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tha se kjo Pranverë Zgjedhore vjen me 3 fitore për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Pas bashkimit të opozitës, me angazhimin dhe përkushtimin edhe të Alternativës, radhën e ka fitorja e madhe në zgjedhjet e dyfishta më 24 prill dhe 8 maj.

“Fitorja e tretë është fitorja e madhe kombëtare shqiptare, e cila garanton: integrim të pakompromistë të vendit në Bashkimin Europian, mirëqenie ekonomike me rroga të denja dhe standard të jetës, drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, arsim cilësor si detyrim për emancipimin e kombit, mbrojtje dhe afirmim të familjes tradicionale, si dhe mjedis të pastër jetësor”, deklaroi kreu i Alternativës.

Kreu i Alternativës kërkoi një fitore plebishitare me 120 mijë për koalicionin VLEN vota më 8 maj, për ta vulosur Ndryshimin që ka nisur.

“Votuesi shqiptar si asnjëherë më parë tash ka mundësi të zgjedhë mes korrupsionit dhe virtytit të ndershmërisë, mes shthurjes morale dhe etikës, mes varfërisë dhe mirëqenies, mes shpërnguljes dhe vatrave stërgjyshore, mes integrimit në BE dhe bashkëpunimit me Vuçiqin”, tha kryetari Gashi.

AlternAtivA falënderon të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe simpatizantët që madhështuan konventën e sotme, ndërsa u kërkon ndjesë mijëra të tjerëve të cilët mbetën jashtë dhe nuk arritën të gjejnë vend në sallën e stërmbushur në Gostivar.

Related posts

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi: Deri në ora 17:00 pjesëmarja 42.20 përqind

admin

Princ Leka: Sot shënojmë histori, në Maqedoninë e Veriut kemi Kryeministër shqiptar

Gjyla Halili

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Gjyla Halili