AKTUALE

Arta Bilalli Zendeli: Festat e marsit na rikthejnë në memorie gjendjen e femrave në të kaluarën, sfidave duhet bërë ballë vetëm bashkë

Sekretariati për mundësi të barabarta në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim  sot organizoi  aktivitet për nder të 7 dhe 8 Marsit nën moton ” Një premtim në vigjile të 7 dhe 8 Marsit”.

Këtë aktivitet me praninë e tyre e nderuar Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti, heroina e gjallë , ajo që lidhi shum plagë të luftës deputetja e AAK-së në Kosovë Time Kadrijaj, dhe  deputetja nga radhët e Ps në Shqipëri dhe bashkëkryetare e aleancës së grave deputete Etilda Gjoni.

Këtë aktivitet e hapi Sekretarja për mundësi të barabarta në Bdi, deputetja Arta Bilalli Zendeli, e cila falenderoi përzemërzisht të pranishmet për pjesmarjen.

“7 Marsi gjithmonë na bënë të kujtojmë rolin dhe sakrificën e mësueseve dhe mësuesve tanë që na i mësuan shkronjat shqip, rolin e rilindasve që mundësuan e krijuan kushte në vitin 1887 të hapet shkolla e parë shqipe, edhe përkundër sfidave e peripecive me të cilat ballafaqoheshin nga anë të ndryshme.
8 Marsi- kjo festë e gruas e cila na bënë të mendojmë se në çfarë gjendje ka qenë gruaja në të kaluarën, e privuar nga shumë të drejta dhe e ngarkuar me punë të rënda”- tha ndër të tjera Arta Bilalli Zendeli.

Ja fjalimi i plotë:

I nderuar Kryetar z. Ali Ahmeti,
Të dashura Etilda dhe Time,
Të dashura zonja,
Në fillim më lejoni të ju dëshiroj mirëseardhje në eventin e organizuar nga SMB të BDI- “Nje kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” dhe falenderimet e mia që iu përgjigjët pozitivisht ftesës tonë.
7 dhe 8 Marsi janë dy festa që zgjojnë përkujtime të ndryshme!
7 Marsi gjithmonë na bënë të kujtojmë rolin dhe sakrificën e mësueseve dhe mësuesve tanë që na i mësuan shkronjat shqip, rolin e rilindasve që mundësuan e krijuan kushte në vitin 1887 të hapet shkolla e parë shqipe, edhe përkundër sfidave e peripecive me të cilat ballafaqoheshin nga anë të ndryshme.
8 Marsi- kjo festë e gruas e cila na bënë të mendojmë se në çfarë gjendje ka qenë gruaja në të kaluarën, e privuar nga shumë të drejta dhe e ngarkuar me punë të rënda.
Por, kur jemi te këto 2 data- njëra kombëtare e tjetra ndërkombëtare, nuk mund të mos e pranojmë se fillimi i marsit, ne shqiptarëve, na e kujton edhe sakrificën dhe rënien heroike të Jasharajve në Prekaz. Lavdi!
Të dashura zonja, ashtu siç na bashkon 7 marsi, ashtu siç na i kujton ditët e fillim marsit të vitit 1998 dhe heroizmin e familjes Jashari, sot, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin tuaj, të ju falenderoj për prezencën dhe ardhjen prej përtej kufijve të dy mikeshave të mija dhe tonat, znj. Etilda Gjonaj e cila na vjen nga Shqipëria dhe na sjellë arsimdashurinë e Korçës dhe znj. Time Kadrija e cila na vjen nga Kosova e na sjellë atdhedashurinë e Prekazit. Ju faleminderit për prezencën tuaj, qofshim gjithmonë bashkë.
Në fund, unë nuk mund të mos ju falenderohem shoqeve, kolegeve, bashkëpartiakeve të mia me të cilat bashkëpunuam fortë që ky event të merr këtë formë dhe të del sa me i bukur.
Arbana, Nora, Lejla, Vjollca, Rina, Fisnike, Merita, Nermin së bashku me mua, gjatë këtij organizimi dëshmuam se ne jemi një dhe jemi bashkë. Përveç nesh, nuk mund të mos e përmendi personin i cili na përkrahu aq fortë në aspekt të logjistikës dhe për asgjë nuk na tha JO gjatë organizimit. Bejtulla Ademi nuk është prezent por meriton një duartrokitje dhe falenderim të posaçëm.
Qofshim bashkë edhe për sfidat e rradhës.
Ju faleminderit!

Related posts

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Gjyla Halili

Oakland GOP shpall kandidatin e ri ekzekutiv të qarkut përpara afatit

Gjyla Halili

Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Gjyla Halili