Kryeministri i Kosovës Albin Kurtin i cili gjendet në Romë për kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PSE) ka folur për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI).
Ai thotë se ka ende probleme në kufirin me Serbinë, përcjell portali rtv21.tv
“Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë. “, shprehet ai.
Kosova e dorëzoi aplikacionin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022, pasi u njoh zyrtarisht nga Komisioni Evropian si shtet “kandidat potencial”.
“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim – thotë Kurti – por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian.
AGI shkruan se Kurti është lider i një partie të lidhur me PSE. Në Kosovë vuan nga kundërshtimi i ‘Listës serbe’, e cila ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.
“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm – thotë Kurti – por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”.
Për marrëdhëniet me Italinë Kurti shprehet:
“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministër kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Biden dhe SHBA-në, Mbështetje për Ukrainën”.