AKTUALE

Takimi Osmani – Fidan: U dakordua formimi i Këshillit strategjik midis dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalisë, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat po zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit të fortë tradicional dhe për ta forcuar atë, ranë dakord të iniciojnë një takim të përbashkët mes dy qeverive.

“Këtë vit do të shënojmë 32 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, më shumë se tre dekada që kur Turqia ka qenë vazhdimisht miku dhe aleati ynë i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. Prandaj, është obligimi ynë që të vazhdojmë ta kultivojmë partneritetin tonë tradicional përmes një takimi të përbashkët të dy qeverive”, tha Osmani.

Sa i përket shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, Osmani nënvizoi se ka qenë në rritje të vazhdueshme në pesë vitet e fundit, por se synojmë që të shfrytëzojmë të gjitha potencialet për bashkëpunim ekonomik dhe turistik.

Ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin multilateral në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht aleancën në NATO.

Në takim u shkëmbyen mendime për çështje të tjera aktuale të politikës së jashtme si dhe sfidat nga rrethanat e reja gjeopolitike.

Gjatë qëndrimit në Antalia, Osmani pati takime të tjera të shumta me kolegë nga vende të ndryshme.

Banner

Related posts

Jo zyrtarisht Klan Maqedoni mëson: Gjykata ja jep Ziadin Selës vulat e ASH-së!

Gjyla Halili

Kërkesa e Osmanit për cerifikimin e politikanëve, “therrë” në sytë e Siljanovskës

Gjyla Halili

Janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili