AKTUALE

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

Nga Prof.dr. Skender ASANI
Sa herë që kalojnë nëpër momente të vështira, shqiptarët duhet ta kujtojnë Lezhën, aty ku para 580 viteve heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e ngjizi unitetin në mes të princërve arbëror përmes një pajtimi dhe bashkimi të madh, që në histori do të njihet si Kuvendi apo Besëlidhja e Lezhës.
Këtë ngarje të madhe të historisë, Instituti ynë tash e sa vite e ka shndërruar në lajtmotiv për të rrumbullaksuar veprimtarinë shkencore e botuese të një viti paraprak, siç po e bëjmë edhe sot. Prandaj, sa herë që e bëjmë këtë rrumbullaksim, neve na del pëpara Besëlidhja e Lezhës, një arterie kjo shumë e rëndësishme që i dha gjak trungut tonë arbëror, i cili arriti të lëshojë rrënjë në gjithë hapësirën ku Skenderbeu zhvilloi rezistencën kolosale heroike.
Arsyeja se pse ne e kujtojmë sot Besëlidhjen e Lezhës është shumë dimensionale dhe nuk i referohet vetëm raportit në mes të historisë dhe ngjarjeve që u prodhuan pastaj. Përtej kësaj, një prej arsyeve më thelbësore që ndërlidhet me evokimin tonë ka të bëjë me sensin për t’u bashkuar para furtunave të rrepta që sillte koha.
Nëse i hedhim një vështrim retrospektivës historike nëpër të cilën kaluam , do të vërejmë se para çdo momenti vendimtar për kombin, është krijuar një unitet dhe pajtim i brendshëm, i cili ka qenë i domosodoshmëm për t’iu qëndruar përballë sfidave dhe rreziqeve që sillnin kërcënimet e jashtme, siç ndodhi edhe me konsolidimin e Rilindjes Kombëtare para kryengritjeve të mëdha të fund-shek. 19 dhe fillim-shek. 20, që rezultuan me shpalljen e Pavarësisë më 1912, si dhe me pajtimin e gjaqeve në Kosovë para epopesës së lavdishme të UÇK-së, që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e shtetit të Kosovës më 1999.

Related posts

Prokuroria ka hapur një hetim ndaj një personi për përfaqësim të rremë

Gjyla Halili

LD: BDI as me presione nuk mund të siguroj 5 mijë nënshkrime

Gjyla Halili

Takimi Dedivanaj- Wesley Clark: Prania më e madhe e forcave amerikane në Ballkan, mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit rus

Gjyla Halili