AKTUALEBOTA

NJË MBRËMJE ME MIQ PËR TË NDERUAR AMBASADORIN FERIT HOXHA



Harry Bajraktari

Ishte nder dhe kënaqësi që u mblodhëm mbrëmë, me disa nga miqtë tanë më të mirë në komunitetin shqiptar, për të nderuar Ambasadorin Ferit Hoxha që mbylli misionin tij dy vjeçar si Përfaqësues i Shqipërisë në OKB dhe Këshillit të Sigurimit në OKB.
Kishim në mesin tonë edhe Ambasadorin Frank Wisner, që është arkitekti i procesit që solli pavarësinë e Kosovës si dhe një mik i mirë i komunitetit tonë.
Ishte një mbrëmje e bukur, në prani të miqve të vjetër e figurave të njohura të komunitetit tonë si biznesmeni i shquar Jim Xhema, ish-Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, kryetari i Vatrës Elmi Berisha, biznesmenët e njohur dhe pronarë të Vreshtave dhe Verarisë së famshme “Stone Castle”, në Rahovec të Kosovës, Rrustem Gecaj dhe Avdi Gecaj, kardiologjisti i njohur Dr. Sulejman Celaj, si dhe biznesmeni i njohur i komunitetit Elio Ahmetaj.
I shpreh mirënjohjen mikut tonë Halil Mula që na mblodhi dhe për mbrëmjen e bukur që kishte organizuar.
Patëm rastin të bisedojmë për të shkuarën dhe për të ardhmen, për kombin shqiptar dhe miqësinë shqiptaro-amerikane.
Ambasadori Wisner solli kujtimet e tij nga vitet kur punonim për të siguruar pavarësinë e Kosovës dhe Ambasadori Hoxha foli për dy vitet që drejtonte misionin gjatë kohës që Shqipëria ishte Anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai ka bërë një punë të shkëlqyer aty për të cilën meritoi vlerësimet dhe falenderimet tona.
Ambasadori Hoxha foli edhe për angazhimin e tij të ri në Bruksel, që është edhe kryeqyteti i Bashkimit Europian. I uruam sukses në detyrën e tij të re.
🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇺🇸🇺🇸

Related posts

Rusia dëbon nëntë diplomatë të Finlandës në shenjë hakmarrjeje

admin

Konferencë ndërkombëtare për përforcim të mbikëqyrjes parlamentare në promovim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut

Gjyla Halili

Thaçi: Kandidati i BDI-së e fiton 2 me 1 Taravarin

Gjyla Halili