AKTUALE

Inspektorati mbyll ambulancën e Bechtel Enkas për parregullsi?

Banner

Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor ka gjetur parregullsi në ambulancën e Bechtel Enkas në Gostivar dhe ka urdhëruar mbylljen e saj, mëson ekskluzivisht PortaliX.

Sipas ligjit, Bechtel Enka duhet të themelonte ambulancë saj për nevojat dhe sigurinë e punëtorëve në terren. Por, inspektorati ka vlerësuar se nuk janë respektuar të gjitha rregullat dhe kriteret për funksionimin e kësaj ambulante.

Se po kryhet inspektim e konfirmoi edhe drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor, Renata Mlladenovska. Ajo tha për PortaliX se inspektorët janë akoma në terren dhe se po vijon procedura.

Bechtel Enka është kompania që është përzgjedhur nga Qeveria për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Ajo u përzgjodh pa prokurim publik, me marrëveshje direkte dhe ligj special të votuar në Kuvend që e mundësonte përzgjedhjen direkte.

Për punimet në korridorin 8 dhe 10, Maqedonia e Veriut do të paguaj 1,3 miliardë euro.

Banner

Related posts

Novelty purses, pocketbooks, handbags are fashion trend

admin

Dorëheqja e Ilire Dautit, Bytyqi: Fajtor është Gashi, Stojanovski: Komisioni të vazhdojë me punë, le ta kryesojë Ilir Demiri!

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Manipulimi i VLEN-it bie përballë fakteve zyrtare

Gjyla Halili