AKTUALE

Demiri: Spitali i Gostivarit po forcohet me rikonstruime, pajisje të reja dhe kapital njerëzor

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe anëtarë të Qeverisë kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku bashkarisht kanë parë nga afër godinën e spitalit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në periudhën e kaluar këtu është punuar intensivisht për përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve shëndetësorë.

“Kemi inspektuar departamentin e neuropsikiatrisë, i cili është në rikonstruksion. Megjithatë, përveç forcimit të infrastrukturës, institucioni po investon edhe në pajisje të reja dhe staf mjekësor. Këtu për herë të parë në fushën e urologjisë filluan të kryhen ndërhyrje laparoskopike. Prandaj nuk ka më nevojë që pacientët të shkojnë në Shkup për këtë lloj intervenimi”.

“Gjithashtu për objektin është blerë edhe një aparat i lëvizshëm rentgeni C-arm me detektor dixhital. Ne investojmë në shëndetësinë publike përmes rikonstruksioneve, prokurimit të pajisjeve dhe ilaçeve, forcimit të kapitalit njerëzor përmes punësimit, edukimit, rritjes së pagave. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Demiri.

Related posts

Kuvendi do ta mbajë seancën e 30-të

Gjyla Halili

Filipçe: Pagat e mjekëve të përgjithshëm do të rriten në 140.000 denarë dhe e infermierëve në 90.000

Gjyla Halili

BDI nga opozita: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Gjyla Halili