AKTUALE

Antikorrupsioni porosi funksionarëve të sapoemëruar

Antikorrupsioni (KSHPK) u bën thirrje funksionarëve që të dorëzojnë deklaratat në mënyrë elektronike elektronike për pasurinë që disponojnë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton publikun se duke filluar nga data 1 janar 2024 është vënë në funksion sistemi i ri elektronik për paraqitjen e deklaratës së gjendjes pasurore dhe interesave.

Personat të cilët, sipas nenit 82 dhe 85 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, kanë detyrimin të paraqesin deklaratën e gjendjes pasurore dhe të interesave dhe ndryshimin e gjendjes pasurore dhe interesave, dhe se duke filluar nga data 01.01.2024, deklarata duhet të dorëzohet përmes sistemit elektronik me njoftim në linkun e mëposhtëm: https://imotnasostojba.dksk.mk.

Dhe të dorëzohet një kopje e shtypur e deklaratës në zyrën e regjistrimit të DKSK-së.

Gjithashtu, Antikorrupsioni fton të gjithë funksionarët aktualë të zgjedhur dhe të emëruar, janë të obliguar të dorëzojnë deklaratat për gjendjen e pasurisë dhe të interesit.

Banner

Related posts

Ilire Dauti i çon selam Taravarit: Deputetët e ASH-së nuk mund të zgjidhen nga Mickoski, Moska e Beogradi

Gjyla Halili

Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë

Gjyla Halili

Deputetja nga rradhët e VLEN në Maqedoninë e Veriut harron miqësinë Shqiptaro-Amerikane, vjell vrerë kundër Richard Grenell – i del në “mbështetje Albin Kurtit”

Gjyla Halili