AKTUALE

Klan Debat: Bytyqi – më 2029 mund të zgjidhet Presidenti shqiptar!

Fatmir Bytyqi shprehet kundër idesë që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend. Sipas tij posti i Presidentit është i arritshëm edhe për shqiptarët dhe etnitë tjera edhe permes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Nënkryetari i LDSM-së, Fatmir Bytyqi, shprehet optimist se në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale të vitit 2029 Presidenti i vendit mund të jetë shqiptarë, duke u zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta.

“Unë i besoj asaj që shumë shpejt do i vij koha që presidenti i vendit të jetë edhe shqiptarë e të zgjidhet në zgjedhje demokratike të drejtëprdrejta. Unë besoj se në zgedhjet e ardhshme të vitit 2029 do të zgjidhet qytetarë i RMV pa e parë begraundin etnike. Zgjedhjet e drejtpërdrejta është akti më i lartë demokratik i një shoqërie”, tha Fatmir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, “fronti evropian” do të garojë në zgjedhjet e majit, pasi, sipas tij, janë mbi 20 parti të koalicionit me LSDM-në që janë pro orientimit evropian të vendit.

“Koalicioni që LSDM do garon në zgjedhjet e ardhshme ka mbi 20 parti politike dhe do bëhet Fronti evropian”, tha Bytyqi.

Sipas Bytyqit, një prej partive siç është “Levica” është reshtuar në frontin pro-rus kurse shumë afër këtij orientimi, sipas tij, është edhe partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE. Sa i përket koalicione me partitë tjera Bytyqi tha se grupet punuese janë duke vazhduar negociatat.

Related posts

Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Gjyla Halili

Taravari iftarin e fundit e bën me VMRO, shfaqet krah Dafinës

Gjyla Halili

Xhenisla Myrtezaj ndan imazhe nga xhirimet e klipit të ri

admin