AKTUALE

Ministri Lloga gëzon sportistët: Kuvendi e miratoi Ligjin për sport



Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka gëzuar sportistët me rastin e miratimit të Ligjit për sportin, të sponsorizuar nga kjo ministri.


Ligji, sipas ministrit Lloga, do të shërbej për ngritjen e sportit në një nivel më të lartë dhe arritjen e rezultateve më të mira, si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Postimi i Ministrit në fb:

Kuvendi e miratoi Ligjin për sport

Ligji u propozua nga Ministria e Drejtësisë dhe me të sigurohet nxitje financiare për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe jo olimpike dhe subjekte të tjera juridike të cilët kanë aktvendim për kryerjen e veprimtarisë  sportive, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira, si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Në mënyrë analoge në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin në pjesën për uljen/stimulimin tatimor, në Ligjin për sport parashikohet nxitje tatimore për subjektet sportive duke futur sistemin e vauçerëve sipas të cilit, saktë do të përcaktohen kompetencat e subjekteve sportive dhe organi i administratës shtetërore kompetent për çështjet në fushën e sportit, si dhe vetë procedurën e dhënies së vauçerëve.

Banner

Related posts

Nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve, SPAK lëshon urdhër-arrest për Mirel Mërtirin, policia e shpall në kërkim ndërkombëtar

admin

Muhamet Ameti: Kronika e një rrugëtimi trevjeçar: Nga entuziazmi i ndryshimit te reflektimi për të ardhmen

Gjyla Halili

Grubi: Nuk kaloni dot vijën e Frontit, frontit të barazisë, frontit të integrimit, frontit europian

Gjyla Halili