AKTUALE

Dr. Ilir Vela i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët.

Nga sot kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesë të këtij rrugëtimi të përbashkët.

Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.

Dr. Vela dikur ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur të volejbollit “Shkëndija”.

Çdo ditë më afër Ndryshimit me njerëz profesionist, ia VLEN!”, ka shkruar Taravari.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari ndez motorët në Kërçovë

Gjyla Halili

Lladrovci: Plaga për të pagjeturit ende është e hapur dhe na kullon gjak

Gjyla Halili

DITËLINDJA E RADHËS E GAZETËS  MË TË GUXIMSHME SHQIPTARE

Gjyla Halili