AKTUALEOPINIONE

Gjendja alarmante/ Neziri: Për fat të keq, Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept

Banner

Xhelal Neziri, njëherit edhe analist politik nëpërmes një shkrimi në “Facebook”, ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Tetovës për menaxhimin e keq të qytetit.

Sipas Nezirit është fatkeqësi por Tetova ka kohë që menaxhohet pa concept.

Në reagimin e tij, ai ka bërë edhe një krahasim që është bërë mes Tetovës dhe Ferizajit nga periudha 2001/05, kur i njëjti ka punuar gazetar në mediat e Kosovës.

Reagimi i plotë:
Në periudhën 2001/05 kam punuar si korrespondent i disa mediave nga Kosova.
Çdo muaj nga Tetova udhëtoja me autobus për në Prishtinë për të marrë pagën. Autobusi ndalonte në Ferizaj, një qytet atëherë i pazhvilluar, i paurbanizuar dhe i lënë në harresë. As që krahasohej me Tetovën.
Por, sot Tetova s’mund të krahasohet me Ferizajin. Një menaxhim i mirë dhe me dashuri për qytetin solli zhvillim të hovshëm, i cili e bëri Ferizajin qytet përnjëmend.
E Tetova? S’ka pedonale, s’ka parqe, s’ka hapësirë për këmbësorë…Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept. Fatkeqësisht!

Banner

Related posts

Dimitrievski: Nuk do të lejojmë që maqedonasit të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre

Gjyla Halili

Rivotimi në Llërcë/ Fronti Europian do të parashtrojë ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Pakënaqësi në Studeniçan nga aktivistët e VLEN-it!

Gjyla Halili