AKTUALEBOTA

Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati vizitoi Vatrën

Banner


Sokol Paja

New York, 28 Shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Z.Ferati shoqërohej nga z.Ali Nimanaj nënkryetar i Komunës së Istogut, z.Kushtrim Buleshkaj, drejtor i inspektoriatit dhe z.Shpetim Qorraj aktivist i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni nga Kosova u prit nga sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj dhe këshilltari i medias në kabinetin e kryetarit të Vatrës z.Dritan Haxhia. Në fjalën e mirëseardhjes Dr.Camaj u shpjegoi miqve rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Vatrës për çështjen kombëtare dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës, ndërsa z.Haxhia pyeti kryekomunarin e Istogut rreth bashkëpunimit më mërgatën dhe çështje të edukimit në komunë. Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati pasqyroi punën 2 vjeçare në krye të komunës, ekspozoi pika të veçanta të zhvillimit ekonomik e demografik në Istog. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në nderim dhe respekt të politikanit të shquar shqiptar në Kosovë, babait të z.Ilir Ferati, e nderoi me mirënjohje z. Fadil Ferati (Pas vdekjes) si ish Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetar i Komunës së Istogut dhe veprimtar i çështjes kombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në vazhdimësi me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe për avansimin e aspiratave tona kombëtare”. Miqtë zhvilluan biseda historike për çështjen kombëtare ku Vatra ka pasur rol përcaktues dhe historik.

Banner

Related posts

Vatra Chicago mikëpriti “Fluturat”

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj mesazh studentëve shqiptarë në SHBA: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës, udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni.

Gjyla Halili

Biden i trishtuar për humbjet nga tërmeti në Marok: SHBA, e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme

admin