AKTUALE

Gërkovska: Funksionarët të bëjnë dallim mes aktiviteteve partiake dhe atyre shtetërore

Funksionarët shfrytëzojnë ditët e fundit për të marrë pjesë në evente promovuese. Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore, zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska u bëri thirrje kolegëve të saj që të mos përsërisin praktikat e cikleve të kaluara zgjedhore. Në atë kohë, Antikorrupsioni konstatoi keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe veçanërisht të makinave shtetërore për qëllime partiake. Megjithatë, jozyrtarisht organet hetimore deri më tani nuk kanë shqiptuar asnjë aktgjykim ndaj zyrtarëve për këtë lloj shkeljeje të rregullave ligjore.

“Ata duhet të bëjnë dallim ndërmjet aktiviteteve partiake dhe shtetërore dhe burimet shtetërore nuk duhet të përdoren për qëllime partiake gjatë fushatës”, deklaroi Sllavica Gërkovska – Zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë.

Vitet e fundit denoncimet më të shpeshta kanë qenë për keqpërdorim të burimeve shtetërore nga zyrtarët e BDI-së, por ata zakonisht përfundojnë vetëm me paralajmërim. Gërkovska beson se paralajmërimet janë të mjaftueshme për të ndikuar në vetëdijen dhe sjelljen e kolegëve të saj funksionarë.

“Shpresoj që të gjitha veprimet që kemi pasur dhe paralajmërimet që i kemi dhënë në atë drejtim, do të jenë paralajmërim për të tjerët se si dhe në çfarë mënyre duhet të sillen gjatë kësaj periudhe”, tha Slavica Gërkovska – Zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë.

Më herët, anëtarët kundër korrupsionit bënë me dije se do të monitorojnë me rigorozitet aktivitetet e zyrtarëve gjatë kësaj periudhe dhe rikujtuan se ndalohet shpallja për investime të reja dhe aktivitete të tjera.

Institucionet nga ana e tyre ia kalojnë topin njëri-tjetrit se kush duhet t’u japë këshilla zyrtarëve se si të sillen. Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Trajan Dimkovski sot kërkoi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mendim lidhur me aktivitetet që i kryen Ministria. Nga KSHZ-ja u përgjigjën se mund të japin mendim, por institucioni kompetent për këtë është Komisioni Kundër Korrupsionit. Në njoftimin e fundit, KSHPK-ja theksoi kategorikisht se nuk kanë kompetencë të japin mendime për mënyrën e veprimit të organeve shtetërore në periudhën parazgjedhore. /Alsat.mk

Related posts

Ahmeti: Në vitin 2001 Maqedonisë iu rrënua “baraka” prej letre, ndaj ju them le të mos bëjnë hajgare me çështjet shqiptare…

Gjyla Halili

Debat për përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjat kufitare

Gjyla Halili

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit

Gjyla Halili