AKTUALE

Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

Banner

Nuk do t`i presim vendimet dhe ditën e nesërme, por dalim në terren dhe do të kryejmë mbikqyrje në të gjitha marketet e mëdha në Maqedoninë e Veriut nëse I kanë adaptuar cmimet sipas standardit të qytetarëve – thotë Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski.

Thirrja vjen pasi nga 1 marsi shfuqizohet “ngrirja” e cmimeve dhe nuk do të ketë produkte me çmime të garantuara nëpër markete.

“Askush nuk është mbi ligjin, kurse ata që do të zbatojnë praktika jo të ndershme tregtare dhe do t`i shkelin ligjet, varësisht shkeljes së kryer, deri më sot, ekziston mundësia edhe për mbylljen e objekteve për një periudhë të caktuar kohore” – thonë nga Inspektorati shtetëror i Tregut.

Nga muaji I ardhshëm nuk do të vazhdohen çmimet e garantuara të prodhimeve ushqimore nëpër markete, thonë nga Qeveria. Ulja e cmimeve të prodhimeve ushqimore do të ndikohet nga miratimi sa më I shpejtë i ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, sigurojnë autoritetet.

Banner

Related posts

DELEGACIONI I LARTË I BFI E RMV-së QËNDROI PËR VIZITË NË MUFTININË E BFI – KËRÇOVË SI DHE MUFTININË E BFI – PRILEP

Gjyla Halili

ITSHKSH e përkujton studiuesen Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

BDI: Kabareja “Puls” ishte mbyllur nga DAP në muajin dhjetor, mirëpo ajo rifilloi me punë shumë shpejt! Kush pati ndikim në këtë vendim?!

Gjyla Halili