AKTUALE

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

Banner

Jeton Shaqiri nga BDI ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21. Shaqiri pyetur edhe për zgjedhjet parlamentare dhe bartësin e listës në njësinë zgjedhore 5.

Sipas informacioneve të TV21, flitet se nëse arrihet një koalicion mes BDI-së dhe ASH-së, bartës do të jetë Ziadin Sela. Se a do të jetë kjo e pranueshme për Degën e BDI-së në Strugë, Shaqiri tha se ende nuk ka asgjë zyrtare, dhe se për të personalisht do të ishte i mirëseardhur çdo lloj bashkimi që do të sillte rezultat të mirë në zonën 5 dhe që do të ishte në dobi të vendit.

“Nuk mund të flas në emër të degës, mund të flas në emrin tim personal për arsye se jam anëtar i degës, jam anëtar i Kryesisë por secili vendim duhet të sillet tek organet e partisë. Derisa nuk kemi diçka zyrtare, nuk do ta kisha komentuar. Por dua të them se çdo element i rëndësishëm që duhet bashkuar që po i shohim të gjithë dhe po i ndjekim të gjithë, në frymën e frontit europian, në frymën e idesë për të luftuar elementet dashakeqe të cilat ndodhin në shoqërinë tonë. Secili do të ishte e mirëseardhur sepse është një mision shumë i rëndësishëm – integrimi në Bashkimin Europian. Është një element shumë i rëndësishëm për zonën 5, sepse çdo herë kemi treguar rezultat maksimal dhe duhet të bëjmë maksimumin e arritjes së këtyre rezultateve. Unë do të kisha thënë se cilido bashkim për të dalë forcë e dytë në zonën 5, për të rritur numrin e deputetëve krahasuar me vitin paraprak – do të jetë e mirëseardhur”, tha Shaqiri./Tv21

Banner

Related posts

UT organizoi akademi përkujtimore dëshmorit të kombit, Alban Ajeti

admin

Varhey: Komisioni i ardhshëm Europian do të jetë për zgjerim

Gjyla Halili

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, fillon sot viti i ri shkollor

Gjyla Halili