AKTUALE

Blerim Bexheti i përgjigjet Izet Mexhitit: Përgatisni letrën e urimit për fitoren e BDI-së

Në një prononcim për TV21, Blerim Bexheti nga BDI komentoi deklaratat e sotme të kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili tha se në BDI ka garë për të dalë deputetë pasi eksponentët e kësaj partie kanë nevojë për imunitetin e deputetit. Blerim Bexheti i dërgon porosi Mexhitit që të bëhet gati për të festuar fitoren e BDI-së më 8 maj.

“Janë të vetëdijshëm që fitorja e thellë do të jetë e BDI-së. Kanë kohë deri më 8 maj të përgatisin letrën e urimit të fitores të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Blerim Bexheti në bisedë telefonike me TV21.

Banner

Related posts

PROTESTA E STUDENTËVE, NIS EPOKA E RE NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili

Bexheti: Nëse cënohet Ligji i gjuhëve do të ketë krizë politike

Gjyla Halili

Nën patronazhin e Reisul Ulema i BFI-së h.Hfz. Shaqir ef. Fetahu organizohet trajnim ” Jeta hallall në kohën moderne”

Gjyla Halili