AKTUALE

Pendarovski nga Tirana: RMV deri më tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë në vlerë prej 60 milionë eurosh

Maqedonia e Veriut deri më tani i ka ndarë 60 milionë euro ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës, ndërkaq aktivitetet e SHBA-së dhe BE-së për ta ndihmuar Ukrainën janë në drejtim të vërtetë. Kështu ka deklaruar sot, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit Ukraina – Evropa Juglindore i cili mbahet në Tiranë, ku pjesëmarrës është edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, shkruan Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se bashkë me aleatët e NATO-s, do të vazhdojmë ta kundërshtojmë sulmin ndaj Ukrainës së pavarur, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Sot nga Tirana, patjetër duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë ndihmën tonë të palëkundur, derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore, i cili do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, porositi presidenti Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, lufta në Ukrainë udhëhiqet në emër të tërë botës së civilizuar dhe demokratike.

“Suksesi i forcave të armatosura të Ukrainës nuk varet vetëm prej vendosmërisë dhe guximit të tyre që t’i kundërvihen agresorit, por edhe nevoja e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe ushtarake që e ofrojnë popujt miqësor”, shtoi Pendarovski.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot e kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” dhe dy vendeve. Ata e kanë nënshkruar këtë traktat në kuadër në samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë. Në nisje të ceremonisë, Zelensky i ka dorëzuar Ramës, Urdhrin e Princit Jarosllav i Urti, për, siç është thënë, kontributin e jashtëzakonshëm personal.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Shqipërinë. Dy vjet më parë, kur agresioni rus ndaj vendit të tij kishte vetëm pak muaj që kishte nisur ai ju drejtua parlamentit shqipar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë video. Dy muaj më pas kryeministri Rama, vizitoi Kievin, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Related posts

‘Rama dhe Balluku hajdutë’, banorja e Burxullës: Qeveri e kryeministër më të poshtër nuk besoj se ka në gjithë botën

admin

Ndjenja e humbjes ka hutuar DPS,të shtëna me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj:Politikat e tyre i kemi përmbysur në 2019,më 5 mars do ta vulosim

admin

Pendarovski: Hristijan Mickoski tani është kandidat kryesor për president të vendit, ashtu si katër vjet më parë ishte kandidat për kryeministër

Gjyla Halili