AKTUALEKOSOVË

Drenasi ofron kushte të jashtëzakonshme për sportin, thekson Lladrovci në takim me zviceranët



Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, drejtuesit e kompanisë Realsport nga Zvicra, të specializuar për fushat sportive, stadiumet dhe teknologjinë e lidhur me sportin.


Ne i kemi përshkruar mundësitë e komunës tonë për sport, kemi nevojë për stadiume sintetike për sporte të ndryshme edhe në shkolla, lagje dhe stadiume për gara në nivel kombëtar e ndërkombëtar, andaj, bashkëpunimi me kompaninë Realsport, është shumë i mirëseardhur, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:


Sot, prita në takim z. Louis-Guy Vorlet, Administrator i kompanisë Realsport nga Zvicra, me bashkëpunëtorë, kompani me reputacion në nivel evropian për ndërtimin qendrave, fushave dhe terreneve sportive dhe infrastrukturën që lidhet me sportin.

Ekspertiza zvicerane, përvoja e kësaj kompanie, teknologjia dhe përvoja e shkëlqyer, janë mundësi e mirë për bashkëpunimin, kur dihen investimet dhe perspektiva e sportit në komunën tonë dhe planifikimet për lojërat mesdhetare që do të mbahen më 2030.

Mysafirët i falënderova për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe shfaqa interesimin për projekte të interesit të përbashkët. Ne kemi nevojë të finalizohen dy stadiumet, me fusha të mira sportive, me teknologji dhe standarde të BE-së si parakushte për arritje në sport të sportistëve dhe të rinjve tanë.

Mysafirët shfaqen interesim për të vizituar Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Palestrën “Hysni Jetullahu”, zonën për stadiumin sintetik, pishinën gjysmë olimpike dhe terrenet tjera ndihmëse në Komoran, po ashtu, ua tregova planet e kësaj zone të shpronësuar 9 hektarë dhe projektin e Stadiumit Nacional në hapësirën 25 hektarë, prona të cilat ia kemi ofruar nivelit qendror

Ne i kemi përshkruar mundësitë e komunës tonë për sport, kemi nevojë për stadiume sintetike për sporte të ndryshme edhe në shkolla, lagje dhe stadiume për gara në nivel kombëtar e ndërkombëtar, andaj, bashkëpunimi me kompaninë Realsport, është shumë i mirëseardhur.

https://www.facebook.com/share/p/wEbffiSmr2TUeonQ/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Lladrovci vlerëson lartë Arbër Gashin për arritjet e tij në Suedi

admin

Taravari nga Tetova premton se VLEN-i do ta formojë Qeverinë

Gjyla Halili

Izet Mexhiti takon banorët e Gërçecit: Prioritet i ynë mbështetja e parezervë ndaj bujqëve

Gjyla Halili