AKTUALE

Mickoski thotë se duhet të injorohet ideja e Ahmetit për president dhe zëvendës president të zgjedhur nga Kuvendi

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski vlerëson se ideja e kreu të BDI-së Ali Ahmeti për president dhe zëvendës president të zgjedhur nga Kuvendi duhet injoruar, shkruan Alsat.

Sipas tij, Ahmeti nuk është faktor i cili mund të vendos kushtet të tilla dhe se së shpejti do t’i takojë të kaluarës. Sipas tij, pozita e zëvendës presidentit nuk sjell asnjë vlerë demokratike në shtet.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës shqiptare e cila gjithashtu kërkon të zgjidhet e presidentit në Kuvend, Mickoski tha se nga liderët e opozitës nuk ka dëgjuar se ky është kusht për formimin e Qeverisë, ndërsa pas zgjedhjeve është i gatshëm të ulet dhe të bisedon.

“Mendoj se duhet të injorohet sepse e para punës nuk është ai faktor që të imponon një temë të tillë. Prandaj them se duhet injoruar sepse nuk kemi nevojë të biem në grepin që e lëshon një parti politike e cila së shpejti do të jetë një e kaluar dhe do të përgjigjet për gjithçka që ka bërë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare këmbëngul në qëndrimin e tyre se pas zgjedhjeve, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, zgjedhja e presidentit në Kuvend do të jetë e pashmangshme pasi sipas tyre, numrat do ta obligojnë bllokun politik maqedonas ta pranojnë një kusht të tillë.

Gjërat që ndodhin në Kuvend, janë çështje të marrëveshjeve politike. Nëse ata thonë jo, pasnesër për shkak të numrave, nëse ne marrim mbi 20-25 deputet, do ta shihni se si ndryshojnë gjërat. Ne do të fokusohemi në garë e cila është shumë e drejtpërdrejtë për zgjedhjen e kryetarit. Ne jemi të bindur se kalojmë në raundin e dytë dhe pastaj gjasat janë 50-50 dhe shpresojmë shumë se Taravari do të jetë president i shtetit”, theksoi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Ideja për zgjedhjen e presidentit në Kuvend doli nga kreu i ASH-së, Arben Taravari, tani kandidat për president, ndërsa në kuadër të ndryshimeve kushtetuese ai kërkoi edhe abrogimin e përcaktimit 20% për gjuhën shqipe. Një ditë më pas, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kërkesën e Taravarit e modifikoi duke i shtuar edhe badenterin, ndërsa kërkoi edhe caktimin e pozitës së zëvendës presidentit. Përveç VMRO DPMNE-së, një ide të tillë të bllokut politik shqiptar e hodhi poshtë edhe LSDM-ja. / Alsat.mk

Related posts

Diaspora e Strugës riorgnizohet për zgjedhjet e 8 Majit, në mbështetje të Ziadin Selës!

Gjyla Halili

Ideatori i Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili i prezent në promovimin e frontit Europian

Gjyla Halili

Murtezani: Më 18 nëntor takim dypalësh mes qeverive të RMV-së dhe Kosovës në Prishtinë

Gjyla Halili