Partitë politike shqiptare po kalkulojnë me emrat e kandidatëve që do të përfshihen në listat zgjedhore.
Një betejë e fortë pritet të jetë duke filluar nga Njësia e Dytë Zgjedhore. Agjencia e lajmeve INA ka siguruar tashmë disa nga emrat që janë pretendetët kryesore të partive dhe koalicioneve në këtë njësi.
Nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN tashmë është përfundimtare që bartës liste të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Nga BDI ende po kalkulohet me emra, por ka një garë dhe përplasje të ashpër. Burime partiake bëjnë të ditur për INA. se në këtë zonë ka një konkurrencë të madhe se kush do ti prijë listës.
Ndër emrat e lakuar prinë Sadulla Duraku, i cili ka një përkrahje të gjerë dhe dominuese në këtë zonë. Pas tij radhiten emra të tjerë si Arbër Ademi, Ilir Hasani, Ejup Halimi, Erkan Arifi, etj.
Nga krahu i ASH-së së Ziadin Sela, Lëvizja Populli, PDSH dhe PDE deri më tani nuk bëhen të ditur emra, por po kalkulohen edhe koalicionime. Gjithashtu sipas zërave nga koluaret e partive në pushtet nuk po përjashtohet edhe një koalicionim më i gjerë i këtyre subjekteve me BDI në kuadër të të ashtuquajturit “Fronti Evropian”. (INA)