AKTUALE

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Banner

Arben Taravari në intervistë për “Zërin e Amerikës thotë se pas Kongresit të partisë që e organizoi ai, nuk ka pasur takim me Ziadin Selën.

Taravari thotë se partia nuk ka prona, respektivisht që zyrat i kanë me qira, ndërsa thekson se në takimin e fundit që ka pasur me Selën është vendosur që krahu i Selës të shfrytëzojë zyrat e partisë në Shkup, ndërsa krahu i Taravarit t’i shfrytëzojë zyrat në Tetovë.

“Jo, ka pasur një takim më shumë se dy javë më parë ku ne u pamë dhe u përpoqëm edhe një herë të shihnim nëse mundemi, le të themi, t’i “hekurosim” (tejkalojmë) dallimet tona. Kemi dy zyre dhe që të mos ketë konflikt, të mos ketë keqkuptime, kemi vendosur që ata ta përdorin zyrën në Shkup, dhe ne ta përdorim në Tetovë si seli zyrtare të partisë. Mirëpo, partia nuk ka asnjë pronë – këto janë dy zyra me qira që ne i paguajmë dhe nuk kemi çfarë të ndajmë”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ajdari: RMV-ja mashë në duart e Serbisë, putinistët në Qeveri po punojnë kundër Kosovës

Gjyla Halili

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar

Gjyla Halili