AKTUALE

Ahmeti i pranishëm në Akademinë e Vëllezërve Dina


Nën patronatin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, janë përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike dhe 10 vjetorin e vdekjes, heronjtë e Kosovës, Rifat dhe Muharrem Dina. Pjesë e këtij tubimi përkujtimor, ishin familjarë, miq, bashkëveprimtar e përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore e lokale dhe nga Maqedonia e Veriut. Nikoqiri i këtij tubimi, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi lartë kontributin atdhetar të vëllezërve, Rifat e Muharrem Dina, të cilët nuk vepruan në kohët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, para, gjatë, por edhe pas luftës. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe lideri i partisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut BDI, Ali Ahmeti, thanë se sot po nderojmë dy burra të mëdhenjë të kombit tonë, të cilët parreshtur sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare. Zv’komandanti i forcave tokësore të FSK-së, Enver Cikaqi dhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha,  thanë se vëllezërit Dina ishin unik gjithmonë, sikurse ka qenë edhe vet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bahtjar Hoti, bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i vëllezërve Dina, tha se nderimi për ta duhet të jetë i madh, pasi që Rifati dhe Mixha gjatë gjithe jetës së tyre u anagzhuan fuqishëm në rrugën e kombit për liri, ndërkaq, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për nderin e treguar ndaj familjarëve të tij, nipi i tyre, Rilindi. Për pjesën artistike të këtij tubimi, u përkujdesen mësimdhënësit dhe nxënësit dhe shkollës e muzikës “Lorenc Antoni”, me disa këngë dhe pika muzikore, si dhe mbesa e heronjve, Rinesa Dina përmes një recitali.

Banner

Related posts

Taravari: opozita nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës, ata frikësohen nga drejtësia

Gjyla Halili

Sot nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçan

Gjyla Halili

Micotakis përsëriti edhe një herë se pret një deklaratë të qartë nga kryeministri i ri se emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorë atë brenda dhe jashtë vendit

Gjyla Halili