AKTUALE

Ademi: Vetëm në ditën e parë, Bujar Osmani mblodhi 4.000 nënshkrime për president

ADEMI: NA DUHEN TË GJITHA VOTAT PËR TË MUNDËSUAR NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS

Jemi të zhgënjyer që VMRO-DPME-ja, e sheh barazinë si kushtëzim dhe refuzon idetë progressive. Kështu tha zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për mediat të mbajtur para selisë së opozitës maqedonase. Ai potencoi se idetë progressive, mes të cilave është edhe zgjedhja e presidentit në Kuvend, e kanë në programet zgjedhore të parties që nga viti 2014 dhe po e zbatojnë hap pas hapi.

“Jemi të zhgënjyer që VMRO-DPMNE-ja që e sheh barazinë si kushtëzim dhe nxiton, si gjithmonë, të refuzojë idetë progresive për shkak të robërisë së mendjes konservatore në dominimin e imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët. Prandaj, shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e tjerë masivisht duhet t’i japin mbështetjen e tyre të qartë kandidatit Dr. Bujar Osmani. Ky është një shans fitues edhe për VMRO-në dhe LSDM-në dhe për të gjithë qytetarët dhe ky do të jetë qëndrimi i BDI-së si për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare” – tha Ademi.

I pyetur për nënshkrimet e mbledhura për kandidatin e nominuar për president nga radhët e BDI-së, Ademi theksoi se, Bujar Osmani vetëm gjatë ditës së djeshme ka mbledhur rreth 4.000 nënshkrime.

“Që dje pasdite, për kandidaturën e doktor Bujar Osmani u nënshkruan shumica e qytetarëve, kështu që në rangun e pare shumica e nënshkrimeve të mbledhura janë rreth 4.000 nënshkrime vetëm në ditën e pare” – tha Ademi.

Ademi tha se grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatin e tyre, Bujar Osmani do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, që të kenë mundësi të gjithë qytetarët të japin mbështetjen e tyre.

Related posts

MPB, ulet numri i emigrantëve në RMV

Gjyla Halili

Ahmeti nuk është i kapur nga Artan Grubi, thotë Faton Ahmeti

admin

Haraçina në përkrahje të Bujar Osmanit për president

Gjyla Halili