AKTUALE

Faton Ahmeti: Kandidimi i Bujar Osmanit për President ju bën nderë shqiptarëve, po marim hisen tonë në shtet

Me fillimin e një misioni tejet të rëndësishëm për shqiptarët, madje edhe mision atdhetar, Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh kryetar i degës në Tetovë, Faton Ahmeti, ka theksuar se pas Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit shqiptar, radha është për Presidentin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatura e Bujar Osmanit, ka potencuar Faton Ahmeti, i bën nder shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në vend, duke shtuar se shqiptarët dalëngadalë po e marrin hisen e tyre në shtet.

Postimi i plotë i z. Faton Ahmeti në facebook:

Kryeparlamentari i parë shqiptar, Kryeministri i parë shqiptar, tani është koha për Presidentin e parë shqiptar në vend.
Pas takimit të Kryeministrit z.Talat Xhaferi me Forumin Rinor të BDI-së në Tetovë, sot filluam mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin tonë dhe të gjithë shqiptarëve për president, z. Bujar Osmani.
Kandidimi i tij për President të Maqedonisë së Veriut ju bën nder shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në vend.
Shqiptarët dalëngadalë po e marrin hisen e tyre në shtet, duke dëshmuar pjekuri dhe profesionalizëm në çdo detyrë që e kemi para vetes.

JoRusisëPoEuropës

Bashkë

Banner

Related posts

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, nesër për vizitë zyrtare në vend

Gjyla Halili

Ja si është sot gjendja e rrugëve

Gjyla Halili

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do të debatojë për situatën në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili