AKTUALE

BDI: VMRO dhe LSDM kundër idesë tonë për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, bashkë ishin edhe kundër Kryeministrit shqiptar

BDI përmes një komunikate me shkrim ka theksuar se dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM janë kumdër idesë së BDI për president shqiptar.

Komunikata e plotë

Me aktualizimin e idesë sonë programore për ndryshimin e konceptit të përzgjedhjes së Presidentit të vendit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shunicë të Badenterit që i hap rrugë mundësisë së zgjedhjes edhe të presidentit të parë shqiptar, i papritur ishte reagimi i partive më të mëdha të bllokut politik maqedonas kundër saj.

VMRO DPMNE dhe LSDM ishin edhe kundër Kryeministrit të parë shqiptar, por ja që u bë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ju bën thirrje VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së të reflektojnë dhe të distancohen nga politikat arkaike, që kushtojnë dhjetëra miliona euro, shumë energji në shoqëri, bllokojnë ekonomi ë për disa muaj ndërsa rezultati nga kompetencat është gati zero.

Asgjë të keqe nuk e gjeti vendin tona nga Kryeministri i parë shqiptar, nga Kryetari i Kuvendit shqiptar, nga Zëvendëskryeministri i parë, ministrat shqiptar të punëve të Jashtme, Mbrojtjes apo Punëve të Brendshme, nga të gjithë ata shqiptar që udhëheqnin shtetin deri më tani, përkundrazi janë bërë hapa të mëdha përpara, u ruajt orientimi properëndimor i vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të ndalet deri në realizimin e synimit për ndryshimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend si dhe miratimin e amandamenteve nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, për ta vazhduar rrugëtimin europian.

Kryeministrin e parë shqiptar e bëmë, do ta bëjme edhe Presidentin e parë shqiptar.

Related posts

Donald Trump fiton shtetin e Xhorxhias

Gjyla Halili

Rrihet kamarierja në Tetovë pasi refuzoi ta shërbejë personin që e ka ngacmuar!

admin

Mexhiti: Soravia, kazinot e lotaria më 8 maj marrin fund

Gjyla Halili