AKTUALE

Fillon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët për president dhe deputetë në Maqedoni

Banner

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja “ZNAM”, e cila do të dalë me liderin Maksim Dimitrievski.

Paraprakisht LSDM-ja njoftoi se kandidati i tyre do të jetë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, VMRO-DPMNE propozon deputeten Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM-it, partisë që ai drejton, Biljana Vankovska është kandidate e “Të Majtës”, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar, Velo Markovski ishte i pari që shpalli kandidaturën e tij të pavarur për president në tetor të vitit të kaluar, ndonëse është anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidaturën e Osmanit e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ndryshe, siç tha ai, BDI nuk do të marrë pjesë në qeveri.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për kryetar të shtetit duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë.

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Banner

Related posts

Klubi i Futbollit Balkan Eagles, Tuz-Malësi,  shpreh mirënjohje publike për rastin heroik të mbrojtësit të skuadrës sonë Arben Nikprelaj.

Gjyla Halili

Në Shkup janë sanksionuar 150 shoferë, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë

Gjyla Halili