AKTUALE

Krahu i Taravavit demanton lajmin për një takim tet-tet mes Taravarit dhe Selës

Ish-bashkëpunëtorët e ngushtë Ziyadin Sela dhe Arben Taravari, të cilët brenda natës u bënë kundërshtarë të mëdhenj, gjë që shkaktoi përçarje në Aleancën për Shqiptarët, pas trazirave brenda partisë u zhvilluan një takim tete-a-tete, ku u diskutua për ndarjen e një pjese të pronës së partisë, mëson jozyrtarisht “Fokus”.

Kështu lajme po qarkullojnë në mediat maqedonase por që sipas asaj që mëson Zhurnal nuk ka asgjë të vërtetë dhe të gjitha janë vetëm trillime.

Por këto lajme i demantojnë burime pranë Aleancës për shqiptarët të krahut të Taravavit të cilët për Agjencinë e lajmeve Zhurnal mohojnë një takim mes Taravarit dhe Selës.

Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë takim mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës në këtë periudhë ku edhe sipas lajmeve të fundit kanë diskutuar për ndarjen e pasurisë së partisë.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat maqedonase, të dy janë pajtuar që Sela t’i mbajë në llogari makinat dhe fondet e partisë, ndërsa selia është ndarë, në mënyrë që zyra e partisë në Shkup t’i takojë Selës, ndërsa ajo në Tetovë tek Taravari.

Related posts

Ahmeti: Nuk kam kurrfarë inati me Bilallin, por është i paditshëm dhe i pagdhendur për të drejtuar

Gjyla Halili

Avokati i njohur në SHBA, Jozev Dedvukaj viziton familjen Jashari

Gjyla Halili

DR. VALON ASANI-KARDIOLOGU NGA TETOVA QË TË BËN KRENAR NË MES TË AMERIKES

Gjyla Halili